Ndërkohë që na ndajnë edhe dy ditë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania 4”, tensionet mes finalistëve po bëhen gjithnjë e më të ndjeshme, veçanërisht në çiftin që ka tërhequr më shumë vëmendjen gjatë këtij edicioni, Gjesti dhe Egli.
Në ditët e fundit të qëndrimit në shtëpi, duket se mes tyre ka shpërthyer një acarim i papritur, i cili nisi nga një situatë e thjeshtë: një masazh.
Gjatë një momenti intime, Egli po përpiqej t’i bënte një masazh Gjestit, por veprimet e saj duket se nuk i kanë pëlqyer aspak konkurrentit nga Kosova.
Acarimi i tij u shfaq menjëherë, duke i drejtuar fjalë të forta Eglit: “I bie pishman që të kam njohur, shumë jam pishman që të kam njohur. A dëgjove? Me ty më as jashtë, as brenda, as kurgjo. Kurrë hiç, o sapo të dal, bllok e ke. Sepse ti një masazh të thashe të më bëhesh dhe u zgjove të bësh filma”.
Reagimi i Egli ishte po aq i drejtpërdrejtë, duke i kthyer fjalët me një akuzë të rëndë për mungesë edukate: “Je djali më i paedukatë që kam njohur”.
Ky shkëmbim fjalësh i tensionuar, ka habitur edhe shikuesit që i kanë parë gjithmonë si një ndër çiftet më të qëndrueshëm brenda shtëpisë.
Pavarësisht debateve të herëpashershme, Gjesti dhe Egli kanë kaluar bashkë gjithë rrugëtimin në BBVA, duke ndarë momente emocionale, mbështetje reciproke dhe përjetime të forta.
Megjithatë, ditët e fundit të izolimit dhe stresi i afërsisë me finalen duket se po rëndojnë mbi raportin e tyre.
Ende mbetet për t’u parë nëse ky është thjesht një shpërthim momental, apo sinjal i një krize më të thellë mes tyre.