Gjashtë muaj pasi humbi një nga binjakët që priste të sillte në jetë, Georgina Rodriguez ka vendosur të bëjë një tatuazh pikërisht për të përkujtuar gjithmonë djalin që nuk e mbajti kurrë në krahët e saj.
Modelja, e cila bashkëjeton me Cristiano Ronaldon, ishte në pritje të binjakëve, por më 18 prill, vetë sulmuesi portugez njoftoi se bebi djalë nuk ia doli të jetonte pas lindjes, ndryshe nga vajza qw mban emrin Bella Esmeralda.
Vetë Georgina ka zbuluar foton e tatuazhit të ri në Instagramin e saj, teksa është pikërisht spanjolli Berni, ai që po e pikturon atë në krahun e majtë të partneres së Cristiano Ronaldos.
View this post on Instagram