Getinjo pjesë e BBV Kosova, Mozzik “gdhend” në trup portretin e të vëllait (FOTO LAJM)

Getoar Aliu, i njohur nga të gjithë si Getinjo, prej dy ditësh tashmë është bërë pjesë e reality-shoë-t “Big Brother Vip Kosova.”

Ai ishte banori i parë që u fut në shtëpi, i ndjekur më pas nga 14 konkurrentë të tjerë. Përveç fansave të tij, Getinjo po merr mbështetje të madhe edhe nga vëllai i tij Mozzik (Gramoz Aliu), i cili nuk i ka kursyer postimet mbështetëse për vëllain e tij në rrjetet sociale.

Por së fundmi Mozzik ka treguar se ka bërë tatuazh portrtetin e vëllait të tij dhe tani do ta ketë të gdhendur përgjithmonë në krahun e tij.

“My real big brother”, shkruan Mozzik krah fotos së tatuazhit./albeu.com/