Gazment Ujkashi ka folur sot për marrëdhënien me Julian Dedën. Në një intervistë pas eliminimit, Gazi e cilësoi Julin besëprerë.
“Ajo loja që ka bërë ai, që ka folur mbrëmë tërë natën për mua, ta them pa frikë super e pistë, sepse pa pushim thotë ‘atij ia bëri Romeo’, që s’ka lidhje fare, ‘ia bëri Meritoni’, që s’kanë lidhje fare me mua. Thotë se unë e preva në besë, por është ai që më ka prerë në besë mua. Ishte Prime, ku ai më shiti më Ilnisën, më tha pastaj mos ma luaj Ledjonën, se e kam për gocat, kjo është prerja në besë pra. Në këtë gjë, a ishim miq ne, t’i fusësh mikut është gjëja më e lehtë?”, tha Gazi sot