G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

G Bani mbetet një nga banorët më të zhurmshëm të Big Brother, duke shkaktuar përplasje të forta, veçanërisht me vajzat e shtëpisë. Pas rikthimit, ai është përplasur me Danjën dhe së fundmi me Valbona Mhillin, duke debatuar me tone të larta dhe madje duke eskaluar situatën.

Pamjet e incidenteve nuk ndodhen në faqet zyrtare të Big Brother, por janë bërë virale në TikTok dhe platformën X. Kujtojmë se G Bani u përjashtua më parë me zarf të zi pasi goditi Gjestin, dhe me sjelljet e fundit, duket se nuk e ka larg një tjetër përjashtim.


Shtuar 4.03.2025 15:04