Ish-banori i “Big Brother VIP”, G-Bani, së fundmi ishte i ftuar në emisionin “Më prit të dielën”, ku bëri disa deklarata të papritura për disa artistë shqiptarë.
Gjatë intervistës, reperi sqaroi arsyen e tërheqjes së tij nga “Kënga Magjike”, pas zërave që qarkulluan se vendimi i tij ishte marrë për vëmendje mediatike.
“Jo, jo, jo. Unë i prisha punë vetes me atë largim. Mërzita njerëz që i kisha bashkëpunëtorë. U nxitova? Ndoshta. Ta kishin menduar më mirë promon, sepse unë dilja shumë pak. Dua të ndjej energjinë e mirë, ta kishin bërë siç duhej”, u shpreh G-Bani me sinqeritet.
Gjatë emisionit pati edhe disa surpriza, ku përmes teknologjisë së inteligjencës artificiale u gjenerua një skenë imagjinare, ku G-Bani ndodhej në një ashensor me disa prej emrave më të njohur të hip hopit.
I pyetur se si do të sillej me ta, reperi dha përgjigje të drejtpërdrejta, ku për Noizyn u shpreh me një tonë të fortë:
“Është i pabesë. Do më kishte gjuajtur i pari, edhe unë për t’u mbrojtur. Nuk e di kush do fitonte, ndoshta ai se është më i stërvitur… por është i pabesë.”
Ndërsa për MC Kreshën, G-Bani nuk kurseu kritikat:
“Është artist i mbivlerësuar. Duhet ta kuptojë që nuk është më i miri në estradë.”
Edhe për Getoarin, reperi dha një koment të prerë: “Është djalë i keq, shumë i keq”.
