Prej disa kohësh, Robert Berisha dhe Ana të cilët kanë ruajtur një marrdhënie në distacë, prej kohësh nuk janë shfaqur më bashkë. Kjo ka bërë që fansat e çiftit të dyshojnë se mes tyre ka një krisje.
Këngëtari vetë në intervista ka treguar se udhëtonte shpesh drejt SHBA-së për t’u takuar me Anën, por duket se raportet mes tyre nuk janë më si më parë.
Sipas burimeve për “Prive”, marrëdhënia e tyre është në krizë. Shenjat e ftohjes janë bërë të dukshme edhe në rrjetet sociale: Ana ka fshirë fotografitë me Robertin, ndërsa të dy herë pas here e ndjekin e herë jo njëri-tjetrin në Instagram.