Françeska Murati tregon momentin e largimit të Gilit nga “Big Brother”: Doli duke qarë…

Ish-banorja e “Big Brother Vip 3”, Françeska Murati, ishte e ftuar në emisionin e “Big Brother Radio” në TAR, ku ka komentuar videot më të klikuara të ditës së djeshme dhe temat më të diskutuara në rrjet.

Kryefjala ishin debati i G-Banit dhe Laertit, por bomba më e madhe ishte fakti që Gili dhe Redoni, zgjodhën me dëshirën e tyre të largohen nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Gili dhe Redoni, nënë e bir, u futën në edicionin e katërt të “Big Brother Vip Albania 4” si një banor i vetëm. I pari që e la shtëpinë ishte Redoni, ndërsa Gili komunikoi këtë vendim me banorët e tjerë.

Ajo shpjegoi se djali i saj nuk po e përballonte dot trysninë e ambientit të lojës dhe kishte vendosur të largohej. Pasi Redoni u largua, Gili sigurisht që e ndoqi nga pas, edhe ajo vendosi gjithashtu të largohet nga shtëpia më e famshme në vend.

Ekskluzivisht për Top Albania Radio Françeska Murati, e cila ndodhej pranë ambienteve të shtëpisë në Top Channel, tha se kishte parë Gilin duke dalë nga shtëpia, ndërkohë që ishte duke qarë.

“Unë sapo erdha nga ambientet e Top Channel. Unë sapo futesha në parkim, ku është praktikisht shtëpia e “Big Brother”, pashë Gilin duke qarë. Edhe unë që fërkova sytë dhe thashë ‘Gili është kjo? U futa tek grimi dhe thashë ‘njerëz pashë Gilin, a jam çmendur`? Pastaj kur doli lajmi, kuptova që Gili ishte larguar dhe unë nuk isha çmendur. Duke qarë. Shumë e emocionuar. Dhe unë isha ‘çfarë po ndodh”?

Si e komenton Françeska pjesëmarrjen e tyre në “BBV”?

“Unë mendoj që ato ishin surpriza e këtij viti. Një nënë e bir që kanë treguar qytetarinë dhe realitetin se si mund të jetë një nënë me fëmijën e vet para kamerave me atë dashurinë, kujdesin që kishin për njëri-tjetrin dhe një marrëdhënie të vërtetë e të sinqertë e një mamaje dhe djalit të saj”.