showbiz

Françeska flet pas eliminimit nga “Big Brother VIP”: Ngela e shokuar nga Heidi, m’u afrua si shoqe, por…

Françeska Murati, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP”, u shpreh e lumtur për eksperiencën e saj, ndërsa tha se të pestë finalistët e meritojnë finalen e madhe të 25 majit.

E ftuar në “Fan Club”, ish-banorja shprehu ndër të tjera zhgënjimin nga Heidi, me të cilën ka pasur një miqësi, që më pas i la vendin konflikteve dhe debateve. Sipas saj, Heidi e përdori për skemat e saj në lojë.

Të lidhura

None found

“Miqësia nga ana ime ka qenë shumë e sinqertë në fillim. Kam hyrë me pritshmëri për të qenë shoqe me të gjithë, për të pasur relata vërteta me të gjithë brenda shtëpisë. Nga ana e Heidit, rezultoi që ishte shumë ndryshe, ishte një skemë.

U zhgënjeva nga fakti që ajo u afrua me mua, u prezantua si shoqja ime, donte të krijonte marrëdhënie me mua. Vinte në krevat, ftonte dhe Romeon, thoshte të kam shoqe. Shkonte në dhomë të rrëfimit pastaj dhe thoshte Françeska do të hyjë në mes të çiftit. Unë kam ngelur e shokuar”.

Françeska Murati la mbrëmë garën për çmimin e madh të “Big Brother VIP”, ndërkohë që u shpallën pesë finalistët: Romeo Veshaj, Julian Deda, Egla Ceno, Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi./Top Channel

Tags: franceska

të fundit

Chelsea synon rikthimin e Antonio Rüdigerit, i cili mund të largohet falas nga Real Madridi

Antonio Rudiger mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa Chelsea po shqyrton mundësinë për ta…

7 minutes ago

Aksident tragjik në Kukës/ Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka…

15 minutes ago

Zbulohen formacionet e derbit Milan-Inter, ndryshime të papritura në të dyja skuadrat

Formacionet zyrtare të derbit të madh italian mes Milanit dhe Interit janë publikuar, me dy skuadrat që përballen në një…

25 minutes ago

Roma fiton bindshëm ndaj Udineses në një përballje me shtatë gola

Roma ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Udineses, duke triumfuar me rezultat 5-2 në ndeshjen e vlefshme…

31 minutes ago

Studentët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës/ Media italiane “Il Fatto Quotidiano”: Tirana në revoltë! Të rinjtë protestojnë prej disa muajsh kundër qeverisë

Media italiane “Il Fatto Quotidiano”, i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen në Tiranë, ku studentët edhe sot…

36 minutes ago

VIDEO/ Clash at the Ministry of Education: moment FNSH officer kicks a Molotov cocktail and sends it toward the media

Protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Në…

39 minutes ago