showbiz

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

Ish-banorja e Big Brother VIP 3, Françeska Murati ka folur për herë të parë për ndarjen “e bujshme” nga ish-partneri i saj, e cila është diskutuar shumë në rrjet.

Ajo ka treguar se prej shumë kohësh tashmë nga babi i djalit të saj por, varësisht kësaj ata ende e respektojnë njëri-tjetrin, dhe madje ajo është shprehur se ata duhen ende si shokë, duke e cilësuar atë si shokun e saj të ngushtë.

Të lidhura

None found

“Kam dashur shumë të flas, por pastaj jam mes asaj jetës private dhe publike. Dashamirësit e mi interesohen për mua. Jeta ime ka qenë shumë e ekspozuar kur isha në Big Brother. Kur bëhet fjalë për njerëz që nuk janë personazhe publike, më vjen keq t’i përfshij në një botë që nuk janë pjesë. Ne kemi një dashuri shumë të madhe bashkë për fëmijën tonë. E duam shumë djalin.

Për të thënë një herë e mirë, ne jemi ndarë, kemi një kohë të gjatë që jemi ndarë. Ne e duam shumë njëri-tjetrin, duhemi si shokë, sepse jemi njohur që 15 vjeç. Vjen një pikë që duheni si shokë, duhemi shumë si njerëz. Më vjen keq që njerëzit thonë që hyra në BB, m’u rrit mendja dhe shkatërrova familjen. Këto janë trillime. Unë takohem me të çdo ditë. Edhe me familjet kemi marrëdhënie të mira, ata e dinë që ne kemi respekt për njëri-tjetrin. Ne kemi folur edhe shumë gjëra bashkë. Ai është njeri fantastik. Ne jemi ‘best friends’ sepse jemi rritur bashkë”, tha Françeska në emisonin “Ftesë në 5”.

Influencerja, po ashtu ka “shuar” zërat në lidhje me aludimet se kishte gjetur një partner të ri, duke treguar sipas saj të vërtëtën që fshihet ps një fotoje të publikuar nga plazhi, ku në syzett e saj duket reflektimi i një djali.

Sipas saj ajo foto është bërë me “photoshop”, dhe pushimet ishte duke i kaluar me një shoqe.

“Të flasim realitetin, ajo video është bërë me Photoshop. Më vjen shumë për të qeshur sepse shumë herë fotot e mia janë bërë me AI, janë transformuar. E kanë marrë foton dhe kanë futur diçka tjetër aty. Isha me një shoqe. Më vjen shumë për të qeshur, por tani çdo mashtrim nuk mund t’i jap sqarim për të gjitha. Do konsumohem. E dyta, nuk të del koha, sepse çdo ditë dalin lajme të reja. Them: nga dalin këto trillime? As nuk dua t’i përmend, të lodhin kur i mendon. Nuk mund të harxhosh jetën të përballesh me mashtrime. Unë jam njeri privat, jo sekret”, u shpreh ajo.

të fundit

Përmbyset mjeti sportiv në Domaj të Hasit, humb jetën 46-vjeçari nga Kosova dhe plagoset vëllai

Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka…

7 minutes ago

Zbulohen formacionet e derbit Milan-Inter, ndryshime të papritura në të dyja skuadrat

Formacionet zyrtare të derbit të madh italian mes Milanit dhe Interit janë publikuar, me dy skuadrat që përballen në një…

17 minutes ago

Roma fiton bindshëm ndaj Udineses në një përballje me shtatë gola

Roma ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Udineses, duke triumfuar me rezultat 5-2 në ndeshjen e vlefshme…

23 minutes ago

Studentët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës/ Media italiane “Il Fatto Quotidiano”: Tirana në revoltë! Të rinjtë protestojnë prej disa muajsh kundër qeverisë

Media italiane “Il Fatto Quotidiano”, i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen në Tiranë, ku studentët edhe sot…

27 minutes ago

VIDEO/ Clash at the Ministry of Education: moment FNSH officer kicks a Molotov cocktail and sends it toward the media

Protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Në…

31 minutes ago

Young man’s call at protest: On November 28, all Albanians should unite for the country’s final liberation, Rama did not listen to us for 135 days!

Gjatë protestës para Kryeministrisë, një prej të rinjve të pranishëm ka bërë thirrje për një mobilizim të gjerë më 28…

31 minutes ago