“Fotot nga Instagrami nuk i kam fshirë unë”, Blero flet për lajmet e ndarjes me Afronën dhe bën lëmsh ndjekësit

Blero është një ndër artistët më të dashur për publikun, dhe të shumtë janë fansat që duan të dinë çfarë ndodh me të.

I ftuar në emisioni “Shqipëria Live” ai ka folur për projektin e tij më të fundit të titulluar “Dubai”, ndërsa ka zbuluar po ashtu se do të suprizojë fansat me plot 3 produksione të reja që do të dalin brenda muajit qershor.

“Kur kemi bërë këngën më ka shkuar mendja te Dubai sepse është ky ndikimi oriental. Më pëlqen si vend. Xhirimet janë bërë në Prishtinë. Po punoj për shumëçka do dalin projekte të reja para muajit korrik 3 këngë të ndryshme, me klip. Dy ritmike dhe një baladë.”- ka treguar ai.

Sa i përket lajmeve në lidhje me ndarjen nga bashkëshortja e tij, afrona Dika, Blero nuk ka dashur ta komentojë, duke thënë se lajmet nuk i ka lexuar, ndërsa për heqjen e fotove nga Instagrami deklaroi se llogaria e tij menaxhohet nga kompania dhe jo nga ai vetë.

“Unë Instagramin im nuk e kam personal e kam biznes e kontrollon kompania ime nuk e di se çfarë ka ndodhur Portalet të bëjnë punën e tyre unë timen nuk kam koment, nuk merrem me këto lajme hiç fare, kam punë më të rëndësishme. Unë s’kam interes t’i lexoj, nuk kam qasje në portale nuk e di, nuk më shqetësojnë lajmet sepse skam interes.”- tha Blero.

Ndërsa në fund ai ka dhënë dhe një mesazh për fansat.

“Unë jam i bekuar falë zotit që kam mbërritur deri këtu falë zotit dhe fansave. Blero do të sjellë muzikë dhe do jemi së bashku për shumë vite.”-deklaroi ai.

Shtuar 14.06.2022 16:38