Fotot me Meghan dhe Harry fshihen nga Kris dhe Kim Kardashian: Çfarë po ndodh?

Meghan Markle dhe Princi Harry ishin ndër të ftuarit e njohur që morën pjesë në festën madhështore të ditëlindjes së 70-të të Kris Jenner, e cila u organizua në rezidencën e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Beverly Hills, fundjavën e kaluar.

Fillimisht, Kris Jenner dhe Kim Kardashian publikuan në rrjetet e tyre sociale foto nga mbrëmja glamuroze, ku ndër të tjerët shfaqej edhe çifti i Sussex. Mirëpo, pak më vonë, fansat vunë re se fotot ku Meghan dhe Harry shfaqeshin, ishin hequr nga postimet.

Kjo solli menjëherë reagime dhe dyshime në rrjetet sociale, pasi mendohej se marrëdhëniet mes Meghan dhe familjes mbretërore britanike janë ende të tensionuara. Ndërkohë, as Kris, as Kim, dhe as çifti Sussex nuk kanë komentuar zyrtarisht për këtë veprim.

Një i pranishëm në festë ka treguar për People se çifti ka mbërritur “dorë për dore dhe shumë të lumtur”. Meghan shkëlqeu me një fustan elegant në stil ‘wrap’ me një prerje që nxirrte në pah këmbën, ndërsa Harry zgjodhi një smoking klasik me simbolin e lulediellit të Ditës së Përkujtimit.

Lista e të ftuarve ishte po aq mbresëlënëse sa festa vetë, përfshirë Oprah Winfrey, Mariah Carey, Adele, Mark Zuckerberg, Vin Diesel dhe të gjitha vajzat e Kris Jenner.

Ndërkohë, pyetja që po qarkullon tani në rrjet është:

Përse fotot u fshinë?

Ishte thjesht një përzgjedhje estetike e postimit apo diçka po ndodh “prapa skenave”?

Fansat po presin sqarime.


Shtuar 11.11.2025 19:11

Tags: ,