FOTOLAJM/ Sa qenka rritur! Eno Popi publikon pas shumë kohësh foton e rrallë me të bijën

Eno Popi është shumë diskret për jetën private të tij dhe nuk publikun shumë foto në rrjetet sociale.

Por, sot ka bërë një përjashtim duke vendosur të ndajë një foto me vajzën e tij pas kaq shumë kohësh dhe siç mund ta shihni Liv qenka rritur kaq shumë.

Në postimin e ëmbël në Instastory moderatori shfaqet krah vogëlushes së tij, duke shkruar thjesht ‘Liv’.

Liv erdhi në jetë në 2018, me misionin për t’i ndryshuar tërësisht jetën prindërve të saj, Enos dhe partneres së tij, Atena Palit. Ata vendosën që ta mirëprisnin vajzën e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që aktualisht Atena dhe Liv jetojnë në Kanada

Gazetari është treguar shpesh i rezervuar në deklaratat e tij publike për prindërimin apo jetën private në tërësi.


Shtuar 13.11.2023 17:53