Big Brother VIP Albania 4 solli një tjetër moment tensioni të madh mes banorëve, me një debat të ashpër ndërmjet reperit Gjesti dhe Olës. Pas shkëmbimit të fjalëve të rënda, Gjesti e goditi Olën me një vezë në kokë, duke çuar konfliktin në një tjetër nivel. Gjatë largimit të Olës, Gjesti i drejtoi asaj pasthirrmat “Trr tikitki”, një shprehje që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut.
Pas këtij incidenti, Xheneta Fetahu, finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, reagoi në rrjetet sociale me një video, duke rikujtuar se shprehjen “Trr tikitki” e kishte përdorur më herët gjatë një debati me Gresën në BBVK.
Në mbishkrimin e videos, Xheneta shkroi me ironi: “Kur e vlerësojnë më shumë (nxënësin) se mësuesin”, duke lënë të kuptohet se ajo e konsideron veten si krijuese origjinale të kësaj fraze që tani po bëhet virale në BBVA 4.
Vlen të përmendet gjithashtu se Xheneta dhe Gjesti kishin pasur një histori të afërt gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP Kosova 3, ku ata krijuan një lidhje, por gjithçka u ndërpre pas eliminimit të Gjestit.