FOTO/ Xheneta del në mbrojtje të Loredanës: Është e padrejtë kur njerëzit tentojnë të prishin imazhin e saj

Xheneta Fetahu ka reaguar publikisht në mbrojtje të Loredana Bratit, pas disa komenteve që duket se kanë keqinterpretuar sjelljen e saj. Në një Instastory, Xheneta shkruan se është “e padrejtë kur njerëzit tentojnë të prishin imazhin e dikujt si Loredana, një vajzë pozitive, e thjeshtë dhe pa asnjë qëllim negativ”.

Ajo shton se Loredana “gjithmonë ka treguar respekt për fansat e saj” dhe se është zhgënjyese kur dikush përpiqet të marrë vëmendje duke keqinterpretuar një moment respekti si diçka tjetër.

“Mos harroni, energjia e mirë s’ka nevojë për zhurmë”, përfundon Xheneta, duke dërguar një mesazh të qartë për ata që përpiqen të përhapin negativitet.

David Dano, një emër që u bë i njohur për mënyrën me forcë që u fut javë më parë në mbledhjen e këshillit Bashkiak të Vlorës, shihet pranë Loredana Bratit duke e puthur në faqe. Reagimi i Loredanës nuk ka vonuar. Në një mesazh në videon e ‘Top Albania Radio’, ajo ka sqaruar se takimi ka qenë krejt rastësor dhe se nuk ka pasur asnjë raport personal përtej një përshëndetjeje miqësore.

”Isha e ftuar në një event në Vlorë më 14 gusht, ku ndodheshin edhe emra të tjerë si Laerti, Rizarta e Françeska Murati. Ishim në varkë dhe Davidi erdhi në momentin kur po zbrisnim, vetëm për disa minuta. Kishte edhe fansa të tjerë që kërkonin foto.

Ai erdhi si fans për një përshëndetje dhe një video, madje i dridhej dora nga emocionet. Për të qenë njerëzore, pranova. Krejt papritur erdhi ajo puthje që më vuri në siklet”,-ka treguar Loredana. Sakaq Loredana ka publikuar një sërë mesazhet edhe në Instagram.


Shtuar 20.10.2025 22:45