Një nga çiftet më të dashura të showbizz-it shqiptar, këngëtarja Vesa Luma dhe reperi Big Basta, kanë festuar 10-vjetorin e martesës.
Ky përvjetor i rëndësishëm është festuar me shumë dashuri, kujtime e një surprizë romantike nga Big Basta, i cili ka zgjedhur që këtë ditë ta bëjë edhe më të veçantë për partneren e tij.
Ai e ka surprizuar Vesën me një buqetë të madhe me lule, një kartolinë me fjalë zemre dhe një unazë.
Në kartolinën e tij, reperi shkruante: “Deri në përjetësi me ty. Të dua shumë. Gëzuar 10-vjetorin mami dhe gruaja më e mirë në botë”.
Vesa dhe Big Basta kanë nisur historinë e tyre të dashurisë shumë vite më parë. Çifti janë gjithashtu prindër të një djali, Lian.