FOTO/ U tha se është shtatzanë, kështu përgjigjet Kida

Këngëtarja e njohur Kida muaj me parë ka marr propozimin për fejesë më të veçantë ndonjëherë nga bashkëshorti i saj.

Kida nuk ka ndalur së punuari si me projekte të reja ashtu dhe me mbrëmje muzikore.

Ajo në koncertin e fundit shfaqet krejt ndryshe, në disa foto duket të ketë një bark të vogël, dhe ndjekësit kanë aluduar për një shtatzëni të mundshme.

Por, Kida ka reaguar duke i mohuar këto thashetheme me një foto të fundit nga palestra.

Në postimin e saj, këngëtarja ka shpërndarë një foto të saj nga palestra, duke treguar se është duke ushtruar për të arritur një formë fizike më të mirë dhe për t’u doposur.


Shtuar 29.04.2025 18:32