Aktori hollivudian Brad Pitt, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave me transformimin e tij më të fundit. 61-vjeçari u shfaq me një pamje krejtësisht të re gjatë ndeshjes 4 të Finales së Serisë Botërore të Bejsbollit të Ligës Amerikane, e zhvilluar më 28 tetor në stadiumin Dodgers të Los Angeles.
Pitt, i cili njihet për stilin e tij gjithmonë të kuruar, këtë herë kishte zgjedhur një look më natyral. Ai u pa me flokë të çrregullt, në ngjyrë gri, dhe me mustaqe, duke i dhënë vetes një pamje më të ashpër e të pjekur.
Veshur me fanellën e bardhë të ekipit Dodgers, aktori pozoi me mikun e tij të vjetër, basistin e grupit legjendar Red Hot Chili Peppers, Flea.
Dyshja ndoqi me entuziazëm ndeshjen mes Los Angeles Dodgers dhe Toronto Blue Jays, që përfundoi me fitoren e kanadezëve 6–2.
Ky stil i ri përbën një ndryshim të dukshëm nga pamja që Pitt mbajti në qershor, gjatë premierës së filmit të tij të ardhshëm “F1: The Movie”, ku kishte flokë të shkurtër dhe të drejtë, të ngjashëm me imazhin e tij të viteve 2000.
Gjatë karrierës, aktori ka kaluar nëpër shumë transformime ikonike, nga flokët e gjata bionde në “Legends of the Fall” (1994), te prerja e shkurtër e famshme në “Fight Club” (1999).
Ndërsa fansat komentojnë pamjen e re, një gjë është e sigurt: Brad Pitt vazhdon të mbetet një nga ikonat më të shumëpërfolura të stilit në Hollywood, pavarësisht moshës apo trendeve që ndryshojnë.

