Sydney Sweeney ka marrë vëmendjen e ndjekësve përmes fotografive të fundit, të publikuara në kuadër të promovimit të koleksionit më të ri të markës së saj të të brendshmeve, Syrn.
None found
Aktorja amerikane, 28 vjeçe dhe e njohur për rolin në serialin “Euphoria”, prezantoi linjën “romantike” me një stil elegant, por njëkohësisht sensual.
Në setin fotografik, ajo pozon e veshur me një reçipetë të bardhë dantelle dhe të brendshme të së njëjtës linjë, ndërsa mbi supe mban një pelerinë të dekoruar me gëzof.
Publikimi shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat shprehën admirimin e tyre për aktoren.
“E mrekullueshme”, shkroi një prej ndjekësve, ndërsa një tjetër e cilësoi si “Gruaja më e bukur që kam parë në jetën time”.
Sweeney ka përdorur edhe më herët pamje të guximshme për të reklamuar markën e saj. Pak ditë më parë, ajo ndau një video me modelen Amélie Tremblay, në të cilën të dyja prezantonin veshje nga koleksioni “Playful – Small Town Girl” i Syrn.
Gjatë muajve të fundit, aktorja është përqendruar në promovimin e markës, të lançuar prej saj këtë vit, ndërsa vijon njëkohësisht angazhimet në projekte kinematografike.
Aktualisht, Sweeney ndodhet në Australi, ku po merr pjesë në xhirimet e një projekti të ri. Gjatë qëndrimit atje, ajo është parë edhe në shoqërinë e partnerit të saj, producentit muzikor Scooter Braun.
Rasti i Arlinda Zekajt dhe dhuna ndaj grave ishin në fokus të një deklarimi në Kuvend, ku deputetja Edona Llalloshi…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje deputetëve që ta respektojnë ligjin për ndalimin e pirjes…
Oltijon KërnajaTrajneri i Flamurtarit, Oltijon Kërnaja, në platformën sociale të komunikimit, WhatsApp, ka ndarë një “story” mjaft domethënëse, sikurse “goditëse”…
Gjykata e Apelit pritet ta shqyrtojë nga ora 11:10, ankesën e Naim Murselit kundër dënimit me burgim të përjetshëm për…
Deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi kërkoi hetim penal për përgjegjësit në rastin e Arlinda Zekajt, e…