FOTO/ Stresi flet sërish për incidentin në Pejë: Nuk e kemi prekur as unë as Noizy

Në incidentin në Pejë mes Noizyt dhe Medi Isenit u tha se ka qenë i përfshirë edhe reperi tjetër, Stresi.

Madje, u raportua që sherri mund të ketë qenë një kurth nga Arkimed Lushaj (emri i vërtetë).
Në lidhje me këtë, Policia e Kosovës ka lëshuar një urdhërarrest për fituesin e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Pas reagimit të Noizyt, një tjetër postim në InstaStory e ka bërë së fundmi edhe Stresi.

Ai thotë se as ai dhe as Noizy nuk e kanë prekur me dorë, por që nuk ka faj që nuk ka shokë që qëndrojnë prapa tij.

“Ti takove njerëz në Tiranë dhe i the që ua bi unë si të vij në Zvicër hahahah, dil e thuaj jo që nuk ke thënë???? Dhe një ditë para se me ardh

Erdhe që të bësh lojë të dyfishtë dhe e hëngre 20 fish”, ka shkruar ai.

Stresi shtoi: “Nuk të kam prekur as unë as Noizy po ke deklaruar që nuk ke shokë që gjuajnë për ju hahahahahhaha. Unë vetëm kam filmuar Zini nuk të ka prekur kështu që dilni shani nuk është problem sërish”.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i ka bërë thirrje Noizyt dhe të dyshuarve të tjerë të paraqiten në stacionin e policisë

.


Shtuar 4.08.2024 23:09

Tags: ,