Producentja e ’’Big Brother VIP Kosova 3’’, Olsa Muhameti ka folur rreth ish-banorit të asaj shtëpie, Gjestit.
Në një ’’ask me a question’’, në rrejtin e saj social “Instagram”, ajo është pyetur rreth këngëtarit për eskperiencën e tij në “BBVA”. Olsa nuk ka nguruar të kthej përgjigje kësaj pyetje, teksa shprehet se ai është duke bërë akoma lojën e mëparshme në “BBVK”, e cila nga ana tij është duke pritur një lojë të re që nuk është parë më përpara dhe pse jo të fitonte.
“Po ben te njejten loje, qëe bem ne BBVK! Gjesti funny, provokues, po flirton me nje vajze! Loja e cigareve, loja e gjumit, eç! Patem kohe te mjaftueshme me Gjestin ne 85 dite ti benim keto ne BBVK e ti nxirrnim me te miren! Po pres ta shoh Gjestin te rishpiket ne BBVA… Kjo do ta bente fitues, por per kete natyrisht i duhet ndihme”, shprehet Olsa në Instagram.