Nea, vajza e çiftit të njohur të showbizz-it, Bardhi Idrizit dhe Sara Gjordenit, festoi së fundmi 1-vjetorin e saj të lindjes.
Mes atmosferës së festës përrallore që dyshja i kishin përgatitur të voglës, vetë Sara ndau për ndjekësit momentet nga ditëlindja e së bijës.
Në ‘Instagramin’ e saj, influencerja publikoi një video me detaje nga më të bukurat, që nga fustani i Neas e deri tek dekori dhe torta e përgatitur për vogëlushen që bënte 1 vjeç.
Gjatë këtij viti, çifti i cili filluan lidhjen e tyre të dashurisë brenda reality show-t, Big-Brother Vip, janë parë shumë të dedikuar ndaj vajzës së tyre.
Në urimin e ditëlindjes që Sara kishte përgatitur për të bijën shkruante se “Ajo ishte pasqyra ku ajo u pa dhe u ndje gruaja më e fortë e kësaj bote’.
“Sime bije, Neas: Nëse ndonjëherë, por kjo vetem nese une kam mbyllur syte, jeta ta sjell te ndihesh sikur vec nje dite e pavlere, dije se TI ishe pasqyra ku mami u pa, dhe u ndje gruaja me e forte e kesaj bote dhe tjetres…”, shkruan ajo.




