FOTO/ Prej javësh e shtruar në spital, por Parashqevi Simaku ka tani një faqe Instagrami

Teksa po kurohet në një spital psikiatrik në New York, në Instagram është hapur faqja zyrtare e këngëtares Parashqevi Simaku. Faqen, të emërtuar “Parashqevi Simaku Nolfe”, e ka postuar biznesmeni Elton Ilirjani, i cili siç duket është personi që e menaxhon këngëtaren. Në këtë faqe janë shpërndarë disa foto të këngëtares që nuk ishin publikuar më parë, duke trazuar kujtimet e fansave të saj të shumtë.

Për momentin, faqja numëron 9,740 ndjekës dhe ka një bio të thjeshtë, por mjaft emocionuese: “Parashqevi Simaku! Këngëtarja që rrëmbeu zemrat e shqiptarëve me magjinë e zërit të ëmbël! Me vrullin e zërit vullkan!”

Pas një periudhe të gjatë të “zhdukjes” nga skena publike, këngëtarja ikonë ka qenë tema më e diskutuar në mediat sociale që pas 12 Dhjetorit 2024, kur një video e saj bëri xhiron e rrjetit.


Shtuar 28.01.2025 16:54