FOTO/ Pas tragjedisë në familjen e Gjestit, Sara Kolami kundër ‘spektaklit publik’ të ngushëllimeve

Humbja e rëndë që ndodhi dje, kur në një aksident trafiku humbi jetën vëllai i artistit të njohur Gjest, ka prekur thellë opinionin publik. Ngjarja shkaktoi një valë reagimesh në rrjetet sociale, ku shumë figura publike shprehën dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre. Por kjo situatë ka hapur edhe një debat mbi mënyrën se si shprehet respekti dhe dhimbja në epokën e mediave sociale.

Në këtë kuadër, aktorja Sara Kolami reagoi me një mesazh të fortë, duke kritikuar “spektaklin publik” që, sipas saj, shpesh shoqëron tragjeditë.

“Në momente të tilla, familja dhe të afërmit kanë nevojë për qetësi dhe ngushëllim të sinqertë, jo për spektakël publik. Nuk matet respekti me një imazh bardh e zi apo një status të shpërndarë. Dhimbja nuk është për t’u bërë trend, por për t’u përjetuar me dinjitet,” shkroi Kolami.

Ajo theksoi se respekti i vërtetë qëndron tek një fjalë ngushëllimi, një gjest njerëzor ose një mesazh privat, jo tek “like” dhe “view”.

“Familja e Gjestit nuk ka nevojë për publikime të pafundme, por për heshtje, qetësi dhe ndihmë reale. Kujtimi i tij jeton tek ata që e kanë dashur, jo tek postimet që zhduken pas 24 orësh,” u shpreh aktorja.

Mesazhi i Kolamit është përshëndetur nga shumë ndjekës që ndajnë të njëjtën shqetësim për mënyrën se si trajtohen publikisht tragjeditë personale.


Shtuar 27.09.2025 17:47

Tags: ,