FOTO/ Në prag të divorcit me Jennifer Lopez, Ben Affleck shfaqet i lumtur me ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij

Duket se divorci i çiftit të shumëpërfolur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck është i pashmangshëm, dhe tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi.

Teksa nga një anë burime afër këngëtares shprehen se ajo e ka përjetuar keq, gjërat në anën e aktorit duken shumë ndryshe.

Paparacët kapën aktorin dhe regjisorin 52-vjeçar me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Garner, dhe vajzën e tyre, 18-vjeçare, në dukje tepër të lumtur dhe të relaksuar.

Ndryshe nga daljet publike me këngëtaren dhe aktoren Lopez, ku shfaqej i acaruar, i nevrikosur dhe shpesh tepër i lodhur, këtë herë ai duket i qetë dhe duke shijuar kohë me fëmijët e tij dhe ish-bashkëshorten.

Kujtojmë se dhe gjatë kohës që marrëdhënia e tij me Lopez ka qenë e mirë, ata kanë kaluar kohë së bashku me Garner dhe fëmijët.


Shtuar 20.08.2024 12:14