FOTO/ ‘Mbetet personale’, Drake rikthen flamurin shqiptar

Drake ka rikthyer një nga skenat më të komentuara të vitit 2023, sidomos nga shqiptarët – atë me xhaketat e kuqe me shqiponjën dykrenore.

Më 2023 Drake publikoi këngën “Polar Opposites” ku për herë të parë u shfaq me xhaketën e kuqe, e në një pjesë të videoklipit i rrethuar me burra veshur kuq e zi.

Të lidhura

None found

Më 15 nëntor ai riktheu thuajse një pamje të njëjtë me atë të asaj kënge.

Ai publikoi në Instagram disa fotografi me mbishkrimin “Mbetet akoma personale…”.

Në fotografi paraqitet sërish grupi i burrave përreth një tavoline pokeri.


Shtuar 15.11.2025 21:34