Postimi i fundit në Instagram i këngëtares, Xhensila Myrtezaj, është bërë viral, pasi ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët aludojnë se mes saj dhe reperit Ledri Vula ka një romancë.
Siç duket edhe në videon e postuar, këngëtarja ka publikuar një fragment nga bashkëpunimi i tyre i radhës.
Xhensila e ka shoqëruar postimin me një urim për teksa këngëtarin, pasi Ledri Vula feston sot 39-vjetorin.
Ky i fundit i është përgjigjur Xhensilës, duke e falënderuar për postimin.
Kaq është dashur që ndjekësit të përforcojnë aludimet e tyre se mes çifti ka një lidhje romantike.
Disa ditë më parë mediat ‘Anabel’ publikoi foto të Ledrit dhe Xhensilës në Ibiza mes miqsh.
Në njërën prej tyre, çifti shihej shumë pranë njëri-tjetrit. Në njërën prej tyre, çifti shihet shumë pranë njëri-tjetrit. Xhensila e mbulon fytyrën me një erashkë, por tatuazhi në dorë e nxjerr zbuluar.
Sakaq mbetet për tu parë nëse thashethemet janë të vërteta ose jo, pasi dyshja nuk kanë konfirmuar ende asgjë.
Kujtojmë që këngëtarja Xhensila Myrtezaj finalizoi në fillim të vitit divorcin e saj nga Bes Kallaku, me të cilin ndan dy fëmijë, Ajkën dhe Amenin. Dhe teksa ishte e ftuar në një intervistë ajo u shpreh se arsye për këtë ndarje u bë mos komunikimi me aktorin e njohur.
“Ka vite që po mundoheshim të sistemonin lidhjen tonë. Kriza ka çdo çift në marrëdhënie. Unë mendoj se në çdo marrëdhënie kur fjalët dhe veprat nuk përputhen, kur mbizotërojnë debatet dhe bëhet toksike për mua, fëmijët dhe për të, vendimi do duhej të merrej dhe e mora”, u shpreh ajo.
Në çift duhet bashkëpunim. Kërkohet punë nga të dy partnerët. Kam kuptuar se nuk duhet të luftojë vetëm njëra palë. Çdo ditë që kalonte kuptoja që po thyhej më shumë. Ndaj ishte një vendim i marrë nga unë”,-u shpreh Xhensila.