FOTO/ Kush është shqiptarja në New York që transformoi Parashqevi Simakun?

Parashqevi Simaku, këngëtarja shqiptare e njohur e viteve ’80, ka bërë një transformim të jashtëzakonshëm dy ditë pas daljes nga një spital psikiatrik në New York.

Një profesioniste e makeup-it, e cila prej shumë vitesh jeton dhe punon në Amerikë, e ka ndihmuar këngëtaren të rikthehet në formën e saj më të mirë. Bëhet fjalë për shqiptaren e quajtur Eni Lena. Ajo është një nga makeup artistet më të njohura që ne kemi.

Bashkëpunimi i saj me fotografin e njohur ndërkombëtarisht, Fadil Berisha, i dha një dimension të ri karrierës së saj dhe e njohu atë në arenën globale. Ajo ka fituar popullaritet për aftësitë e saj në fushën e së bukurës, madje ka punuar me emra të mëdhenj të showbiz-it shqiptar dhe supermodele të famshme.

Këtë herë me një makeover të detajuar, makeup perfekt dhe veshje luksoze ngjyrë ari, Parashqevi duket tani e rilindur. Pasi kaloi një periudhë të rënduar psikologjike, Simaku u detyrua të kërkojë ndihmë profesionale. Rasti i saj ka tërhequr vëmendjen e mbarë shqiptarëve, duke u shndërruar në një histori frymëzuese për të rinjtë dhe ata që kalojnë periudha të vështira të jetës.

View this post on Instagram

A post shared by Eni Lena (@enilena_makeupartist)


Shtuar 7.02.2025 23:21