FOTO/ Katër banorë të rinj do të futen sonte në ‘BBVA4’

Spektakli i madh i Big Brother VIP Albania 4 pritet të sjellë sonte një ndryshim të madh në dinamikën e lojës, pasi katër banorë të rinj do t’i bashkohen shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga producentja Sara Hoxha, e cila ka ndarë një pjesë nga skaleta e spektaklit të sotëm në InstaStory, duke lënë të kuptohet se hyrje të reja do të tronditin lojën.

Mungesa e disa banorëve si pasojë e daljeve të shumta me zarfa të zi dhe dorëheqjeve të papritura, duket se ka shtyrë produksionin që të sjellë fytyra të reja për të rritur konkurrencën dhe emocionet brenda shtëpisë.


Shtuar 15.02.2025 19:13