Ditën e sotme në rrjet bëri bujë lajmi i përjashtimit të Jozit nga gara e “BBVA4”.
Kujtojmë se vendimi u mor pas një video që bëri xhiron e rrjetit, ku banori në fjalë shfaqej duke ofenduar me fjalë të pahijshme Gjestin.
Për rrjedhojë të përjashtimit të tij nga gara, komentet kanë vërshuar në faqen zyrtare të “Big Brother Albania”.
Ndër ta janë disa komente të personave të njohur në rrjet, mes tyre dhe komenti i këngëtares së njohur Filloreta Raçi, e njohur si Fifi.
Këngëtarja reagoi me disa emoji duke duartrokitur dhe duke qarë njëkohësisht. Mesa duket këngëtarja paska qenë pro këtij vendimi.
Nuk kanë munguar as komente nga faqe virale në rrjet të cilat komentonin me nuanca ironie si: “Urime pavarsia e dytë e Kosovës” si dhe “Gjesti I pat thon ty kam me tzvoglu e pernime e zvogloj”.
Mesa duket largimi i Jozit nga gara e këtij spektakli ishte një gëzim për shumicën e njerëzve si brenda programit ashtu dhe për njerëzit jahstë që i ndjekin.