FOTO/ Ja si qëndron e vërteta e lidhjes së Eglit Takos me instruktorin e palestres

Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullojnë spekulime se Egli Tako është në një lidhje me Mario Olldashin, një instruktor palestre, duke lënë të kuptohet se ai mund të jetë partneri i saj jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Por e vërteta është krejt ndryshe! Mario dhe Egli janë vetëm miq, dhe ai është thjesht instruktori i palestrës ku Egli stërvitet. Aludimet për një romancë mes tyre nuk janë të reja, pasi një situatë e ngjashme ndodhi edhe pas ndarjes së Eglit me Olsi Bylykyn. Asokohe, Egli reagoi ashpër ndaj këtyre lajmeve, duke shkruar: “Si dreqin jeni kaq të pangopur? Kaq të pacipë dhe të këqinj?”

Ajo theksoi se është absurde të mos mund të kesh një mik të ngushtë në rrethin shoqëror pa u aluduar për një lidhje romantike:

“Në atë video mund të ishte kunati im, mund të ishte shoku im i ngushtë që nga 9-vjeçarja, mund të ishte djali i tezes sime apo çdo mashkull tjetër që më do qejfi të mbaj në rrethin tim shoqëror dhe ndihem mirë që i kam pranë!”

Egli gjithashtu kritikoi titujt e bujshëm dhe spekulativë të mediave:

“Ju ku i keni faktet që vendosni tituj kaq të ulët? Sepse nuk e keni bërë vetëm me mua, por edhe me figura të tjera. Apo mjafton të mbushni faqet me lajme! Po se çfarë shkruani? Se ku janë faktet? Se kush i mban ofendimet? Për këtë s’ju intereson!”

Ajo përmbylli reagimin e saj me një mesazh të fortë për ata që bëjnë këto aludime:

“Uroj që çdo mashkull që keni në jetë, që tek babai juaj, t’jua bëjnë për burrë! Që ta kuptoni sa rëndon. Na lini të lirë të kemi shoqëri, o Shqipëri e qelbur & e prapambetur!”

Pra, Egli dhe Mario nuk janë në një lidhje, por thjesht miq të ngushtë, dhe lajmet që sugjerojnë të kundërtën nuk bazohen në fakte!


Shtuar 29.03.2025 16:39

Tags: ,