FOTO/ Ish banori i Big Brother në Festivalin e Filmit në Venecia, pozon me Angelina Jolie

Ndoshta nuk ju kujtohet por Toros Shahnaian ka qenë banor i Big Brother 4, ndërsa sot është pjesë e stafit të organizatorëve për Festivalin e Filmit në Venecia e cila ka mbledhur figurat më të spikatura të Hollywood.

Ai ka publikuar së fundmi disa foto me yllin e filmave, Angelina Jolie teksa e ka shoqëruar me varkë dhe në disa vende të tjera të qytetit madhështor.

Shahnaian është zhvendosur prej kohësh në Venecia por televizionit shqiptar nuk i është ndarë pasi ai ka qenë i ftuar në studio të ndryshme ku ka komentuar tema “rozë” mes të cilave edhe Big Brother.


Shtuar 29.08.2024 18:58