Supermodelja gjermane Heidi Klum i qëndroi besnike premtimit të saj këtë Halloween, duke u shfaqur si një “meduzë monstruoze”.
Në festën vjetore të Halloween dje në Nju jork, Klum, e quajtur “Mbretëresha e Halloween-it”, u shfaq si krijesa mitike me qime gjarpri, e kompletuar me grim dhe proteza jeshile.
Kostumi i saj përmbante luspa jeshile, një bisht krokodili, kthetra, veshë të mëdhenj dhe gjarpërinj në vend të qimeve, përveç syve jeshilë, mishrave të dhëmbëve të ekspozuar dhe dhëmbëve të mprehtë.
Klum shoqërohej nga bashkëshorti i saj, muzikanti Tom Kaulitz, i cili ishte veshur si një luftëtar grek.
I veshur me gri, Kaulitz dukej sikur ishte shndërruar në gur, një shenjë për fuqinë e Meduzës për të ngurtësuar këdo që takonte shikimin e saj.
Modelja 52-vjeçare, e cila filloi të organizonte festën e “Halloween” në vitin 2000, njihet për kostumet e saj mahnitëse.
Eventi u anulua vetëm në vitin 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Në vitet e mëparshme, Klum është shfaqur si një pallua gjigant i rrethuar nga valltarë në 2023 dhe si një dyshe simpatike alienësh me Kaulitz, vitin e kaluar. Këtë vit, ajo tha se donte diçka “shumë të shëmtuar”.
