Modelja Ajsela Abazi ka ndarë disa detjae nga jeta private, përvojën e saj si nënë dhe për bashkëprindërimin me futbollistin Eros Grezda, me të cilin u nda rreth 9 muaj pasi erdhi në jetë djali i tyre.
Ajsel ka marrë një pyetje nga ndjekësit në lidhje me bashkëprindërimin, dhe si duket modelja ka vendsour të flasë hapur.
Ajo iu përgjigj ndjekësit duke thënë: Nuk ka aspak bashkëprindërim. Unë jam ajo që kujdesem për gjithçka.
Kujtojmë se çifti u nda pak pasi u bënë prindër, dhe mediat raportuan për tradhti nga ana e Erosit. Vetë ky i fundit i ka mohuar këto aludime.
Ajsela dhe Eros Grezda kanë qenë pjesë e mediave për lidhjen e tyre, por kjo deklaratë e modeles tregon qartë vështirësitë që ajo po përjeton në jetën familjare, duke marrë përgjegjësinë kryesore si prind.