Enca Haxhia konfirmon publikisht ndarjen: Beqarja më … (FOTO)

Pas disa muajsh spekulimesh në mediat rozë, këngëtarja Enca Haxhia, sot, përmes një postimi në “Instastory”, ka vendosur të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë për statusin e saj sentimental.

Prej disa kohësh është përfolur se artistja i ka dhënë fund lidhjes me partnerin e saj afrikan, por deri më tani Enca nuk kishte komentuar publikisht.

Ajo konfirmoi përfundimisht ndarjen. Teksa po zhvillonte një rubrikë pyetje-përgjigje me ndjekësit, një fans e pyeti nëse është aktualisht beqare dhe ajo s’u shmang:

“Beqarja më seksi e momentit”,-shkruan këngëtarja.

 


Shtuar 5.05.2025 10:49