Foto e fundit e Luizit mori menjëherë vëmendjen e të gjithëve

Vëllai i Kiara Titos, Ryan, duket se ka ardhur në Shqipëri për të kaluar pushimet verore. Moderatorja e njohur ka postuar herë pas here foto me të, duke treguar se po bën gjithçka që ai të kalojë sa më bukur.

Por jo vetëm Kiara kujdeset për Ryan, pasi edhe Luiz Ejlli ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se po kalon kohë me të.

Ditën e sotme, këngëtari i dashur për publikun ka postuar një foto në “Instastory” ku shfaqet me vëllain e partneres së tij. Nga imazhi në fjalë, duket se ata kanë dalë për të drekuar së bashku.

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” nuk e ka shoqëruar foton me ndonjë shkrim, por kuptohet se po kalojnë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kujtojmë se më herët, Luizi postoi një foto së bashku me Ryan, i cili i kishte premtuar se do ishin gjithmonë bashkë.

Ndërkohë kur këngëtari i njohur ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, thoshte shpesh se do ia kalonte mirë me vëllain e Kiarës dhe do kalonte kohë me të. E mesa duket Ejlli është duke e mbajtur fjalën e dhënë në BB VIP.


Shtuar 24.07.2023 15:02