Cindy Marina dhe Genar Topalli do të celebrohen ditët e ardhshme në martesë.
Ka qenë vetë nusja, Cindy Marina ajo e cila ka bërë me dije se këtë fundjavë po feston festën e beqarisë, para se të shkojë drejt altarit me dashurinë e saj, Genarin.
Modelja është suprizuar nga shoqet e saj ndërsa ka postuar foto nga festa me vajza. Ato ndodhen në St. Barth (ose Saint Barthélemy), një ishull i vogël dhe luksoz në Karaibe, që njihet për plazhet e tij mahnitëse, resortet ekskluzive dhe jetën e shtrenjtë.
Kujtojmë se në shkurt të vitit të kaluar, Genari iu ul në gjunjë gazetares së sportit dhe i propozoi asaj për martesë.