Categories: showbiz

FOTO/ Cindy Crawford del në publik për herë të parë pas humbjes së djalit 27-vjeçar

Cindy Crawford dhe Rande Gerber janë fotografuar për herë të parë në publik që prej vdekjes tragjike të djalit të tyre 27-vjeçar, Presley Gerber.

Të lidhura

None found

Çifti u pa të hënën duke u larguar nga banesa e djalit në Hollywood, ndërsa familja po kalon një prej periudhave më të vështira të jetës së saj.

Crawford, 60 vjeçe, udhëtonte në sediljen e pasagjerit të një Range Rover-i të zi. Ajo e mbulonte fytyrën me syze të errëta dhe një kapele, ndërsa automjeti drejtohej nga bashkëshorti i saj.

Presley Gerber u gjet pa ndjenja të dielën në mëngjes, në një qendër rehabilitimi në Santa Monica, Kaliforni. Sipas burimeve të cituara nga mediat amerikane, policia dhe ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje dhe tentuan ta shpëtonin, por 27-vjeçari u shpall i vdekur aty.

Vdekja po hetohet nga autoritetet si një mbidozë e dyshuar. Deri tani, nuk janë raportuar shenja që tregojnë për përfshirjen e një personi tjetër, ndërsa përfundimet pritet të dalin pas hetimit dhe ekzaminimeve mjekoligjore.

“Page Six” raportoi se gjatë komunikimeve me shërbimet e urgjencës u përdorën shprehjet “arrest kardiak” dhe “mbidozë”.

Familja Crawford-Gerber deklaroi: “Familja po kërkon privatësi gjatë kësaj kohe jashtëzakonisht të vështirë dhe të dhimbshme”.

Presley, fëmija i vetëm i Cindy Crawford dhe Rande Gerber, kishte folur ndër vite për problemet e tij me varësinë dhe shëndetin mendor. Ai kishte ndarë me ndjekësit edhe përvojat e përpjekjeve për t’u rikuperuar, mes tyre trajtime që përfshinin substanca psikedelike.

Disa javë para ndarjes nga jeta, ai publikoi në rrjetet sociale një mesazh ku fliste për rrugën e tij drejt rikuperimit. Nëna e tij e mbështeti publikisht, duke e cilësuar “luftëtar” dhe duke shprehur krenarinë që ndiente për të.

Krenarinë për të vëllanë e kishte shprehur publikisht edhe motra e tij, modelja dhe aktorja Kaia Gerber.

Në korrik, Cindy Crawford i kushtoi Presley-t një urim emocionues për ditëlindje. Ajo shkroi se ishte krenare për burrin që ai ishte bërë, edhe pse për të do të mbetej gjithmonë “djali i saj i vogël”.

të fundit

Trump welcomes Sánchez’s defeat in Spain: He failed badly, he deserved to lose

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përshëndetur humbjen e kryeministrit socialist Pedro Sánchez në zgjedhjet parlamentare…

25 minutes ago

Injured MP Kliti Hoti, Bardhi criticizes Peleshi: State violence cannot be hidden behind the term “incident

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për…

25 minutes ago

Mary Trump zbulon një pasiguri të gjyshit të saj: Fred Trump ngrihej në majë të gishtave për të mos dukej më i shkurtër se Donald

Mary Trump, mbesa e presidentit amerikan Donald Trump, ka zbuluar një episod nga marrëdhënia e tij me të atin, Fred…

26 minutes ago

Cristiano Ronaldo Jr. ftohet për herë të parë në stërvitjen e ekipit të parë të Al-Nassr

Cristiano Ronaldo mund të përjetojë një moment të veçantë në karrierën e tij te Al-Nassr, pasi djali i tij, Cristiano…

26 minutes ago

Peskov accuses Europe of obstructing peace talks on Ukraine: It is seeking to prolong the war

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka akuzuar sot vendet europiane se po pengojnë përpjekjet për arritjen e paqes në Ukrainë,…

26 minutes ago

Trump përshëndet humbjen e Sánchez në Spanjë: Ka dështuar rëndë, e meritonte të humbiste

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përshëndetur humbjen e kryeministrit socialist Pedro Sánchez në zgjedhjet parlamentare…

43 minutes ago