Categories: showbiz

Vdekja e Presley Gerber, djalit të Cindy Crawford: Çfarë ofronte qendra e rehabilitimit 7.7 milionë dollarë ku ai qëndronte

Presley Gerber, 27-vjeçari bir i modeles së njohur Cindy Crawford dhe sipërmarrësit Rande Gerber, humbi jetën të dielën, më 20 shtator, në një qendër rehabilitimi në Santa Monica të Kalifornisë. Lajmi ka shokuar familjen e tij dhe ka hedhur dritë mbi institucionin ku ai kërkoi ndihmë për problemet që e mundonin.

Të lidhura

None found

Sipas informacioneve paraprake të policisë, Gerber dyshohet se pësoi një atak kardiak si pasojë e një mbidoze të substancave të ndaluara, ndërkohë që rrethanat e vdekjes kanë ngritur edhe pyetje për kushtet në klinikë.

Bëhet fjalë për Resolutions Living, një strukturë trekatëshe me vlerë rreth 7.7 milionë dollarë, e specializuar në trajtimin e personave që vuajnë nga varësitë dhe çrregullimet e shëndetit mendor, sipas një shkrimi të publikuar nga Page Six.

Në faqen e saj zyrtare, klinika premton t’u sigurojë pacientëve një ambient të qetë dhe të sigurt. Programet e saj terapeutike janë të strukturuara në tri etapa dhe përshtaten individualisht, duke përfshirë vendosjen e objektivave, angazhimin në punë vullnetare dhe ushtrime për forcimin e karakterit, të gjitha nën drejtimin e një ekipi të specializuar.

Ekipi multidisiplinar përbëhet nga këshilltarë të certifikuar, mjekë, psikiatër, psikologë, terapistë të fushave të ndryshme, instruktorë joge, si dhe një akupunkturist dhe hipnoterapist.

Përveç dhomave të qëndrimit, kompleksi përmban një sallë kinemaje, një palestër dhe një kuzhinë të pajisur plotësisht, ku një shef kuzhine gatuan ushqime për pacientët.

Pronari i Resolutions Living ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare lidhur me këtë ngjarje tragjike.

Një burim pranë familjes Gerber i tha Page Six se 27-vjeçari kishte kohë që përballej me sfida të rënda dhe ishte i vetëdijshëm për nevojën e ndihmës profesionale, duke dëshiruar t’u shpëtonte varësive. Sipas të njëjtit burim, Presley vuante gjithashtu nga mungesa e vetëbesimit dhe e kishte të vështirë të pranonte veten, shpesh i pasigurt për identitetin e tij.

Ai kishte ndarë hapur me të tjerët vështirësitë e tij, ndërsa familja e kishte mbështetur pa rezerva në çdo përpjekje për t’i tejkaluar ato.

Vendosja në Resolutions Living ishte tentativa e tij e fundit për të marrë trajtim të specializuar. Megjithatë, ekspertët tërheqin vëmendjen se të qenit në një program rehabilitimi nuk e bën një individ të imunizuar ndaj rreziqeve mjekësore të lidhura me varësinë dhe përdorimin e substancave.

të fundit

Trump welcomes Sánchez’s defeat in Spain: He failed badly, he deserved to lose

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përshëndetur humbjen e kryeministrit socialist Pedro Sánchez në zgjedhjet parlamentare…

29 minutes ago

Injured MP Kliti Hoti, Bardhi criticizes Peleshi: State violence cannot be hidden behind the term “incident

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për…

29 minutes ago

Mary Trump zbulon një pasiguri të gjyshit të saj: Fred Trump ngrihej në majë të gishtave për të mos dukej më i shkurtër se Donald

Mary Trump, mbesa e presidentit amerikan Donald Trump, ka zbuluar një episod nga marrëdhënia e tij me të atin, Fred…

30 minutes ago

Cristiano Ronaldo Jr. ftohet për herë të parë në stërvitjen e ekipit të parë të Al-Nassr

Cristiano Ronaldo mund të përjetojë një moment të veçantë në karrierën e tij te Al-Nassr, pasi djali i tij, Cristiano…

30 minutes ago

Peskov accuses Europe of obstructing peace talks on Ukraine: It is seeking to prolong the war

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka akuzuar sot vendet europiane se po pengojnë përpjekjet për arritjen e paqes në Ukrainë,…

30 minutes ago

Trump përshëndet humbjen e Sánchez në Spanjë: Ka dështuar rëndë, e meritonte të humbiste

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përshëndetur humbjen e kryeministrit socialist Pedro Sánchez në zgjedhjet parlamentare…

47 minutes ago