Alban Skënderaj zgjodhi që koncerti i tij, i cili ishte mbrëmjen e djeshme, të mbajë një titull shkëputur nga refreni që e bëri të njohur. ”Motivi i jetës time”, shkruar, kompozuar dhe interpretuar 20 vite më parë, ku kjo këngë u bë edhe motivi i artistit.
Urimet e përzemërta kanë qenë të shumta, teksa kanë uruar këngëtarin për këtë ëndërr të tijën që po e realizon për herë të parë.
Një prej tyre ka qenë dhe moderatori Ledion Liço i cili nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, ka shkruajtur disa fjalë zemre për këngëtarin:
“Jam i lumtur për ty, sonte plotëson një tjetër ëndërr që të përket qëkur shqiptarët njohën zërin dhe poezinë tënde. Bëj qejf dhe shijo çdo sekondë!”- shkruan Ledioni.