showbiz

Flori Mumajesi bashkëpunim me Elvana Gjatën së shpejti? Gazetari jep lajmin

Pas një kohe të gjatë larg skenës muzikore, Flori Mumajesi po përgatitet për një rikthim të madh që pritet të tërheqë vëmendjen e publikut shqiptar.

Sipas gazetarit Elton Tozaj, artisti është duke punuar prej më shumë se një viti për një album të ri, i cili pritet të publikohet gjatë muajve shtator ose tetor.

Të lidhura

None found

Projekti do të përfshijë materiale të reja, por edhe versionime apo ripunime të disa këngëve të mëparshme të tij.

Në këtë album do të rikthehen edhe këngë të njohura si “Hëna”, në bashkëpunim me Ylli Limanin, si dhe “Jeta” me Elvana Gjatën, të cilat kanë pasur më herët një sukses të madh dhe vazhdojnë të jenë të pëlqyera nga publiku.

Ajo që ka ngjallur më shumë interes është mundësia e një bashkëpunimi të ri mes Flori Mumajesit dhe Elvana Gjatës.

Sipas raportimeve, janë zhvilluar biseda për një projekt të ri muzikor mes tyre, i cili mund të shënojë një rikthim të rëndësishëm artistik.

Fansat e kanë pritur me entuziazëm këtë lajm, duke e konsideruar Flori Mumajesin një nga figurat më të rëndësishme të muzikës shqiptare.

Rikthimi i tij shihet si një moment i veçantë që mund të sjellë sërish në qendër të vëmendjes skenën muzikore.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

28 minutes ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

34 minutes ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

58 minutes ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

58 minutes ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

58 minutes ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

1 hour ago