Categories: Uncategorized

Liberta dhe Flori janë bashkë? Çfarë po ndodh me dyshen (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur e “Prive”, Liberta Spahiu, festoi pak ditë më parë ditëlindjen e 35-të në krah të muzikantit të njohur e shumë të suksesshëm, Flori Mumajesi.

Në ditën e saj të veçantë të jetës, ajo mori shumë urime dhe dhurata nga miqtë, kolegët dhe të afërmit, të cilët i mblodhi në një festë përrallore.

Të lidhura

None found

Liberta festoi kështu në Prishtinë me rrethin e miqve më të ngushtë, në një mbrëmje ku nuk e kurseu një “kërcim dashurie” me Florin, për të cilin këto vitet e fundit pëflitet se është duke jetuar një lidhje dashurie që nisi në fshehtësi, arriti me një unazë nga Flori, u pasua me një ndarje dhe po vuloset me këtë festë ditëlindjeje.

Me pamjen e kuruar deri në detaje, me një fustan të shkurtër në ngjyrë rozë të ëmbël dhe me një model të veçantë flokësh, në albumin e fotove me njerëzit më të dashur, Liberta postoi në “Instagram” dy foto ku shihej shumë pranë Florit. Për sa i përket festës, i gjithë vendi ishte arreduar me zbukurime festive, ku nuk mungonin lulet, torta dhe qirinjtë, ndërsa të ftuarit kishin të gjithë maska me fytyrën e Libertës.

Ditëlindja e moderatores ishte rasti i dytë pas programit festiv të fundvitit, kur Flori u shfaq pranë saj. Ndërkohë, vëmendja e lidhjes së tij me Libertën u rikhtye kur ai publikoi një këngë me Arilena Arën, së cilës i drejtohej me vargjet “Një si ti unë doja, doja ta kem n’jetë…”.

Këngëtari dhe kantautori i njohur pas këngës “Thjesht të du”, për të cilën Liberta Spahiu tha publikisht se po priste këtë këngë që të martohej, rindezi dhe një herë lidhjen e tyre të mbetur pezull. Kujtojmë që gjatë një koncerti para dy vitesh në Prishtinë ku performoi me djemtë e “Threedots”, Flori në mes të koncertit i bëri dedikimin special Libertës.

Ai iu drejtua publikisht me fjalët: “Jam me fat që të kam pranë”, duke e bërë moderatoren të emocionohej në prani të miqve. Momenti në fjalë ishte filmuar nga miku i tyre, moderatori Alaudin Hamiti, i cili e postoi menjeherë në “InstaStory”, për ta fshirë vetëm pak minuta më pas.

E pasi ai i bëri këtë dedikim Libertës për ditëlindje, ajo pranoi t’u përgjigjej pyetjeve për të, duke qenë se kishte pranuar dhe një unazë nga Flori. E pyetur se kush është Flori në jetën e saj, ajo u përgjigj: “Eshtë një gjeni për atë që bën”.

Ndërsa pyetjes tjetër nëse mund të jetë ajo një nuse në Tiranë, iu përgjigj: “Po, pse jo”. Ata u përfolën për lidhjen dy vjet më parë, që kur Liberta u fotografua pranë Florit dhe djemve “Threedots”. Pas kësaj marrëdhënieje, Flori u zhvendos në Prishtinë për të mos pasur lidhje në distancë. Më pas u fol për një ndarje, e cila u tejkalua duke u shfaqur të ribashkuar.

FLORI DHE LIBERTA, SI NISI HISTORIA ME MODERATOREN QË NXJERR SEKRETET E VIP-AVE

Deri tani kemi ditur se Liberta Spahiu ishte një nga mikeshat e ngushta të Elvana Gjatës, ish-partneres në muzikë dhe jetë sentimentale të kantautorit Flori Mumajesi.

Dhe vetëm pak muaj pas ndarjes së Florit nga Elvana, ngjarjet ndryshuan komplet rrjedhë. Moderatoren interesante të emisionit “Prive” në “Klan Kosova” e pamë pranë muzikantit më të përfolur këto vite, Mumajesit. Para më shumë se dy vitesh, Libertën e pamë në rrethin e ngushtë të miqve të Elvanës, pikërisht në darkën që ajo organizoi për mikeshat e saj në inaugurimin e biznesit “Altar”.

Në atë mbrëmje, Elvana tregoi dhe një histori për Florin, duke e konsideruar si ish-bashkëpunëtor. Edhe pse nuk ia përmendi emrin, të gjithë të pranishmit e kuptuan për kë bëhej fjalë. E në pak kohë, Liberta kaloi në kahun tjetër, duke u afruar me muzikantin Mumajesi, histori që u zbulua nga mediat e Kosovës.

Liberta, e njohur për karakterin e vajzës së fortë dhe me personalitet të veçantë, ia ndryshoi jetën Florit duke e tërhequr pas vetes, aq sa e bëri të linte Tiranën.

Nga kërkimet në “Instagram”, portalet gjetën një fotografi që ndoshta zyrtarizonte marrëdhënien e tyre që në fillimet e njohjes. Në foton ku shfaqeshin disa nga miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Florit, siç janë Klajdi Haruni dhe Bruno, u pa bashkë me ta e vetmja vajzë e grupit, pikërisht Liberta Spahiu, e ulur në krah të Florit.

Më pas u fol se pati një krisje mes tyre, për t’u rikthyer sërish në ditën më të veçantë të Libertës. Nëse mes tyre do ketë zyrtarizim, e presim lajmin nga vetë çifti. /Panoramaplus.al/

të fundit

Mimoza Ahmeti surprizohet nga vajzat e saj në “Ferma VIP”: Mami të duam çmendurisht, fermerja shpërthen në lot (VIDEO)

Shkrimtarja e njohur Mimoza Ahmeti, ka marrë një surprizë mjaft emocionuese në “Ferma VIP”. Vajzat e saj, Luka dhe Eir,…

19 minutes ago

Saimir Korreshi publikon pamjet: Na hoqën mendjen me reformat në arsim, nxënësit në Thanë të Lushnjes mësojnë në kushte çnjerëzore (VIDEO)

Pamje të një gjendje të shkatërruar, janë publikuar nga ambientet e një shkolle në fshatin Thanë, njësia administrative Fiershegan, Bashkia…

47 minutes ago

Monika Kryemadhi bën deklaratën e papritur për Ilir Metën: Më linte të bëja çfarë të doja, jam penduar që…

Ish-kryetarja e LSI-së dhe ish deputetja, Monika Kryemadhi, ka folur për raportet me ish-bashkëshortin e saj, Presidentin e Partisë së…

1 hour ago

Aksident në Maliq, raportohet për dy të plagosur

Këtë të premte, një aksident ka ndodhur në Maliq, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake, si…

1 hour ago

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për ish-deputetin Jurgis Çyrbja dhe dy të bashkëpandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme e Apelit,  ka konfirmuar vendimin e mëparshëm të shkallës së parë për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i…

2 hours ago

Berisha njofton datën për protestën e radhës kombëtare: Shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen më të fuqishme që ka njohur vendi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se në datën 8 maj do të jetë protesta e radhës e…

2 hours ago