Ilir Shaqiri u shpall mbrëmjen e djeshme fituesi i “Big Brother VIP” duke marrë çmimin 100 mijë euro.
Kjo fitore u duartokti dhe u prit mirë nga miqtë e tij, por në rrjet nuk munguan as thumbat.
None found
Që me hyrjen e balerinit në këtë reality shoë, me producente Lori Hoxhën, publikut shqiptar iu rikthye në memorie “Dancing With The Stars 4” ku trashëgimtarja e Top Channel mori çmimin e parë të cilën ia dha kryetari i jurisë, pikërisht Ilir Shaqiri, shkruan Albeu.com.
Kjo fitore u diskuta gjerësisht shumë dhe u gjykua nga një pjesë e mirë si e pa merituar për Lorin e cila ishte ne finale përballë Flaka Krelanit e cila vërtetë mahniti me talentin e saj në kërcim.
Prandaj që në fillim, kur publiku mësoi se Iliri ishte një prej banorëve të BBV e “shpallën” fitues duke thënë se Lori Hoxha do t’i kthejë borxhin e 2014-tës.
Njësoj në fakt mendon edhe vetë Flaka Krelani, që me tu shpallur fituesi nuk ka kursyer thumbat në rrjetet sociale.
“Si thuhet shqip: Kthema Borxhin”, shkruan motra e saj Qeqa dhe Flaka e ka shpërndarë duke e shoqëruar me shkrimin:
“Sa shumë e duan shqiptarët këtë këngë, do ta këndoj sonte”, duke ironizuar kështu drejtpërdrejt Lori Hoxhën dhe Ilir Shaqirin./albeu.com/
Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të disa liderëve të huaj për protestat dhe trazirat që kanë…
Ditën e sotme një dollar amerikan, blihet me 80.2 lekë dhe shitet me 81.2 lekë. Euro, blihet me 90.3 lekë…
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur…
Protestat kundër qeverisë “Rama” vazhdojnë të mobilizojnë studentët dhe pedagogët, të cilët nga dje bojkotuan mësimin.Përpara Kryeministrisë protestuesit refuzuan sërish…
Sot vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin…
Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të disa liderëve të huaj për protestat dhe trazirat që kanë…