Konkurrentët e “Ferma VIP” janë surprizuat mbrëmjen e sotme teksa në fermë ka hyrë moderatorja Fjoralba Ponari.
Moderatorja ka takuar si fillim Baby G me Dijonisin, të cilët ishin në pishinën e “Ferma VIP” dhe më pas pjesën tjetër të fermerëve.
“Unë kam hyrë totalisht në mënyrë të paplanifikuar! Isha duke ju ndjekur nga kamerat edhe thashë e di ça, këta janë të gjithë për qejfin e vetë, rehat, më rehat seç duhet të jenë në këtë pikë dhe thashë më fusni pak brenda në fermë”, tha Fjoralba Ponari pasi takoi fermerët.”
Teksa ka takuar dhe pjesën tjetër të fermerëve ajo i ka pyetur ata lidhur me marrëdhëniet që kanë me njëri-tjetrin.