Fjolla Morina shkatërroi çantën 30 mijë euro, Fisnik Syla: Ia kisha blerë unë

Një ditë më parë, Fjolla Morina u bë virale në rrjet pasi gjuante e shkelte gjëra luksoze në garderobën e saj. Në mesin e sendeve personale, ishin dhe çanta me vlerë të lartë, si ajo “Hermes”.

Ajo e bëri këtë veprim për t’i treguar ndjekësve të saj që nuk kanë vlerë gjërat e tilla, pavarësisht vlerës që kanë.

Pas këtyre veprimeve, ka reaguar edhe Fisnik Syla. Ish-partneri i këngëtares e ka konsideruar të turpshëm veprimin e këngëtares, përmes një videoje që duket të jetë bërë në kohën kur ia ka blerë e kanë qenë bashkë.

“Shumë gjest i turpshëm dhe i shëmtuar. Ani pse i përbuz, se ja kam blerë unë. Po ka pasur rastin e vetëm një herë në jetën e saj që të bëjë diçka të mirë, që ti shet dhe ato para ti dhurojë për bamirësi. Çanta që e gjuante, në vlerë 30,000 euro dhe shumë gjëra të tjera. Turpi nuk paska kufi”, ka deklaruar ai në rrjetin social Instagram.


Shtuar 17.05.2023 20:27