Fituan bashkë “Këngen Magjike 2010”, Juliana Pasha thot fjalën e saj për Luizin: Askush nuk e di… (VIDEO)

13 vite më parë, këngëtarja Juliana Pasha dhe këngëtari Luiz Ejlli konkurronin në “Këngën Magjike” me këngën “Sa e shite zemrën” dhe u shpallën fitues të atij edicioni. Me vitet u harrua edhe kënga nëpër arkiva por me hyrjen e Luizit në BBVA, kënga po qarkullon sërisht në rrjet.

Ndjekësit kanë kërkuar nga Juliana të thotë diçka në lidhje me Luizin i cili nuk po kalon ditë të qeta në shtëpi.

Ajo ka shpërndarë në Instagram një pjesë nga performanca e tyre dhe shkruan:

“Askush nga ne nuk i di të vërteta e tjetrit. Por t gjithë në vështirësi kemi nevojë për kurajo, besim dhe mbi të gjiha mbështetje. Për të gjithë ju që më keni dërguar mesazhe pafund për Luizin. Sigurisht që e kam mbështetur pikërisht aty ku janë mbledhur të gjithë fansat dhe mbështetësit e tij,në TikTok. I uroj të ketë një mëndje të kthjellët,të pastër dhe shëndet të plotë”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Juliana Pasha (@julianapasha)