Big Brother VIP 4 nis sonte edicionin e katërt, që vjen sërish nën moderimin e Ledion Liços, krah të cilit do të qëndrojnë dy opinionistët, Arbër Hajdari, i cili rikthehet në këtë rol për herë të katërt dhe Neda Balluku, ish-banore e Big Brother 4.
Shtëpia më e famshme në Shqipëri vjen krejtësisht e ridizajnuar, me stil modern.
Gjithçka do të zbulohet këtë mbrëmje, kur dera e BBV do të hapet për të mirëpritur konkurrentët, që për herë të parë në këtë edicion nuk do të jenë vetëm personazhe të famshëm, por edhe figura jopublike, që i veçon historia që do të ndajnë me publikun.
Për herë të parë po ashtu, pritet një shkëmbim banorësh mes formatit shqiptar të “Big Brother Vip” dhe atij Italian “Grande Fratello”.