Filloreta Raçi, e njohur nga të gjithë si Fifi është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Ajo dhe partneri, Adis Patushi janë larguar këto ditë drejt SHBA-së për të pritur djalin e tyre përtej oqeanit.
Kujtojmë se Adisi ka bërë të njëjtin veprim me djalin e tij dhe Adrola Dushit, Troin i cili ka ardhur në jetë në Amerikë.
Fifi do të bëhet me djalë dhe po pret me padurim të shohë fytyrën e tij. Mirëpo, derisa i vogli të vijë në jetë, ajo po e shijon ende brenda barkut të saj, ndërsa herë pas here këto momente të bukura i ndan me ndjekësit në Instagram.
Në llogarinë e saj, Fifi shfaqet duke shijuar një shëtitje në natyrë teksa shkruan krahas fotos:
“Duke shijuar ditët e fundit me ty në barkun tim, biri im”,
View this post on Instagram