Feston sot përvjetorin e 79, e gjeni dot për cilin aktor bëhet fjalë (FOTO LAJM)

Sot është ditëlindja e regjisorit, aktorit dhe skenaristit të njohur Leka Bungo. Ai lindi në Vlorë më 28 shkurt dhe sot feston ditëlindjen e 79, ndërsa ne i urojmë të festojë edhe shumë ditëlindje.

Leka Bungo ka kryer shkollën e Lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu” dhe më pas një kurs njëvjeçar për regjisurë në Institutin e Lartë të Arteve.

Punoi një pjesë kohe si regjisor në teatrin “Bylis” të Fierit, ku u bë përkrahës i prirjeve të reja në teatër dhe në dramaturgji.
Pas vënies në skenë të dramës Historia e një vajze të K. Dushës më 1973, u kritikua nga organet partiake për qëndrime liberale në art dhe u çua për “riedukim”me punë fizike në Patos.

Më pas punoi si regjisor pranë pallatit të kulturës së këtij qyteti. Në fund të viteve ’80 u emërua regjisor në Estradën e Shtetit, në të cilën vuri në skenë disa shfaqje, ku u prekën probleme të mprehta sociale të kohës dhe ku satira përbënte elementin e tyre më të pranishëm.

Pas viteve’ 90 realizoi disa emisione televizive me humor politik, duke satrizuar dukuri politike të një regjimi e klase tashmë të përmbysur, por që kishte ende ndikime të forta mbi realitetin e ri postkomunist të krijuar në Shqipëri.

Pas vitit 2002, emigroi për në SHBA dhe u rikthye vitet e fundit, ku tashme eshte ne Bordin e RTSH.

Perveç punës si regjisor dhe aktor, ka shkruar edhe disa drama dhe skenar filmash, ndër to dramën “Pabesia” si dhe skenarët “Pas fasadës”, “Gjuetia e fundit”, etj.


Shtuar 28.02.2022 14:50