Aktorja e dashur shqiptare Matilda Makoçi feston ditëlindjen e 60. Ka lindur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, më 19 prill 1963. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1985, në degën e aktrimit. Pas përfundimit të studimeve u emërua me punë si aktore në Teatrin Kombëtar.
Ajo eshte një nga ikonat e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Matilda Makoçi prej rreth 40 vitesh është larg syve të publikut. Aktorja ka rrëfyer pak kohë më parë se arsyeja e largimit të saj nga skena ishte për t’iu dedikuar totalisht djalit të saj Gregut, që erdhi nga martesa me kryeministrin Rama në fund të viteve ’80.
Të lidhura
None found
Rruga e Matilda Makoçit në aktrim ishte e shkurtër, por me gjurmë të thella në kinema dhe në teatër. Për aq role sa luajti, aktorja e re e viteve ‘80-‘90 krijoi menjëherë një profil të veçantë në ekranin e filmit shqiptar.Me një bukuri ekzotike, me një vështrim plot zgjuarsi dhe gjeste të sofistikuara, ajo s’u harrua kurrë nga publiku./albeu.com/

